Bota Sport

“Paris 2024”/ 300 mijë prezervativë për sportistët, por krevatet janë prej… kartoni

paris 2024 300 mije prezervative per sportistet por krevatet jane prej kartoni



































Seks në Olimpiadë. “Paris 2024” janë Lojërat e para Olimpike verore pas COVID-it, që tashmë trajtohet në protokoll si një grip normal. Sportistët mund t’i kthehen socializimit, përqafimeve dhe seksit në qytetin e dashurisë, në Paris.

gryy1

PREZERVATIVË PËR SPORTISTËT Organizata Olimpike garanton 300 mijë prezervativë për sportistët. Dy në ditë, për secilin. Kjo në është një risi absolute, pasi diçka e tillë për herë të parë ka nisur të aplikohet Seul 88 edhe për të rritur ndërgjegjësimin e të gjithëve për luftën kundër SIDA-s. Në Tokio në vitin 2021, u shpërndanë 160,000, por që u shoqëruan me një paradoks të madh, pasi asokohe në rregullore kontakti intim midis atletëve ishte i ndaluar. Komiteti Olimpik i kishte paralajmëruar 15 mijë pjesëmarrësit me gjobë, skualifikim ose riatdhesim për këdo që nuk respektonte rregullat e distancimit. Kështu që me një rregullore të tillë, sportistëve nuk u mbeti gjë tjetër përveçse t’i mbanin prezervativët në xhep.

SHTRETËRIT E KARTONIT Krahasuar me Japoninë, vetëm një pengesë mbetet për dashurinë olimpike: shtretërit prej kartoni. Produktet “Airweave” kanë një strukturë eko të qëndrueshme dhe një dyshek me fibra rrëshirë që mund të kenë nivele të ndryshme ngurtësie. Në fund të Lojërave, kornizat e kartonit do të riciklohen, ndërsa dyshekët dhe jastëkët do t’u dhurohen shkollave apo shoqatave. Në Tokio, shumë atletë i kishin quajtur “shtretër anti-seks”. Madje edhe në Paris, atletët e parë që mbërrijnë postojnë video në kanalet e tyre në rrjetet sociale me një vështrim argëtues dhe të hutuar për stabilitetin e strukturës. Por themeluesi i “Airweave”, Motokuni Takaoka, garanton “krevatet mund të mbajnë disa njerëz më sipër”. Llogaritet se mund të përballojnë një peshë prej 230 kilogramësh.

FLET EKSPERTI Seksi para aktivitetit sportiv ka qenë një temë gjithnjë e diskutuar. A sjell përfitime apo krijon probleme përpara një angazhimi sportiv? Për këtë çështje është prononcuar një ekspert i fushës, seksologu Emanuele Janini, profesor i seksologjisë mjekësore në Universitetin Tor Vergata të Romës. “Nëse duhet të analizojmë të dhënat shkencore të disponueshme, disa prej tyre, të prodhuara gjithashtu nga grupi im kërkimor, tregojnë se aktiviteti seksual te meshkujt, por ndoshta edhe te femrat, stimulon prodhimin e testosteronit, një hormon që ne e dimë se është thelbësor për dëshirën, por që është thelbësor edhe për performancën atletike, është anabolik i shkëlqyer”, thotë fillimisht Janini, i cili më tej vijon: “Përgjigja e parë është se nga pikëpamja shkencore seksi para performancës atletike ka një rol pozitiv”, përveç në disa kushte që kanë të bëjnë me karakteristikat e sportit, saktëson seksologu, i cili merr shembullin e skermës, një sport i bazuar në përqendrim më shumë sesa në performancën atletike, në kuptimin që midis dy kundërshtarëve, njëri më performues dhe tjetri më i përqendruar, fiton ai më i përqendruar. Në sporte të tilla elementi i përqendrimit është thelbësor dhe rendimenti sportiv mund të ulet nga aktiviteti seksual.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts