Shqiperia

Vula/ “Basha shqytar i qeverisë, ‘ra’ nga përçmimi popullor”, Salianji: Jemi gati për zgjedhjet!

vula basha shqytar i qeverise ra nga percmimi popullor salianji jemi gati per zgjedhjet
vula basha shqytar i qeverise ra nga percmimi popullor salianji jemi gati per zgjedhjet

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, u shpreh se PD është gati për garën e zgjedhjeve parlamentare të 2025, madje shtoi se PD është më bashkë sot se sa ishte para zgjedhjeve të 2021.

Salianji u shpreh se PD i ka dyert e hapura për çdo opozitar, duke përjashtuar ish- kreun e PD Lulzim Basha, të cilin e quajti “shqytar të qeverisë”.

“Jemi gati që sot për zgjedhjet. Jemi më të bashkuar se para zgjedhjeve të 2021. Me më pak çarje në kuptimin e krijimit të parive të reja. Në 2021 kanë qenë 4 parti të dalë nga dy nënkryetarë dhe dy deputetë të PD.

[embedded content]

Sot jemi në kushtet ku një ish personalitet i PD, zoti Basha, nuk ka rënë për shkak të ndonjë truku, por për shkak të një përçmimi popullor.

Humbi çdo mundësi të dhënë nga demokratët dhe partnerët. PD i ka dyert e hapura për cilindo, Basha është me qeverinë, ndihmës qeveritarët nuk hyjnë në këtë. Ndihmës qeveritarët kanë punë me qeverinë, qeveria i mban si shqytar”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts