Sport

Kapiteni i Milanit, Calabria: Morata një lojtar i madh, turneu në SHBA do të na ndihmojë për t’u njohur me idetë e trajnerit

kapiteni i milanit calabria morata nje lojtar i madh turneu ne shba do te na ndihmoje per tu njohur me idete e trajnerit
kapiteni i milanit calabria morata nje lojtar i madh turneu ne shba do te na ndihmoje per tu njohur me idete e trajnerit

Milani është në fazë ndërtimi ende me grupin e lojtarëve të Milanit, i cili ka punuar vetëm dhjetë ditë dhe barazimi në Vjenë kundër Rapidit në miqësore nuk është alarmant. Këtë e ka konfirmuar edhe Davide Calabria në një intervistë të dhënë para nisjes së kuqezinjve drejt Shteteve të Bashkuara.

Gjendja e skuadrës
Jemi në fazë përgatitore, kemi bërë shumë stërvitje dhe është pjesë e kësaj periudhe të jemi të lodhur nëpër ndeshje. U përpoqëm të bëjmë atë që kemi provuar deri tani, ka shumë për të parë, për të punuar, për të mësuar. Është pjesë e rrugëtimit, disa gjëra i bëmë mirë, të tjera jo ashtu siç donim, por jemi vetëm në fillim dhe duhet të përmirësohemi shumë.

Trajneri i ri
Ka koncepte të reja, duhet t’i zhvillojmë dhe t’i përvetësojmë, është e rëndësishme sepse në lojë nuk mund të flasësh dhe të arsyetosh, ato duhet të bëhen automatikisht. Këto ndeshje, këto minuta dhe këto eksperienca janë thelbësore, edhe me shokët i janë bashkuar skuadrës vetëm në kohët e fundit, ata më të rinjtë. Pra, gjithçka është pjesë e rrugëtimit për të mësuar dhe për t’i bërë këto koncepte gjithnjë e më shumë tonat.

Afrimi i Moratës
Është kampion i madh, ka pasur një karrierë të pabesueshme, vazhdon të tregojë se është lojtar i nivelit më të lartë, sapo ka fituar Kampionatin Europian. Jam i bindur se do të na japë menjëherë ndihmesën e tij. Padyshim që tashmë e njohim dhe mezi presim ta përqafojmë. Personalisht kam folur dy ditë më parë dhe kam ndjesi shumë të mira.

Turneu i SHBA
Do të luajmë kundër ekipeve të rëndësishme, më të mira në botë, jemi gati dhe mezi presim të nisemi për në Amerikë dhe të kemi këtë përvojë. Do të jetë interesante të shohim ecurinë me trajnerin, me konceptet e reja që do të bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e manovrës tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts