Kuriozitete

100 shishe shampanjë gjenden në rrënojat e anijes së shekullit të 19-të

100 shishe shampanje gjenden ne rrenojat e anijes se shekullit te 19 te
100 shishe shampanje gjenden ne rrenojat e anijes se shekullit te 19 te

Kur zhytësit në Detin Baltik panë për herë të parë rrënojat, menduan se ishte një varkë peshkimi. Por kur shkuan për të hetuar, gjetën një anije me vela të shekullit të 19-të, të ngarkuar me shampanjë, verë, ujë mineral dhe porcelan.

Ata numëruan më shumë se 100 shishe shampanjë në rrënojat në brigjet e Suedisë.

Tomasz Stachura, i grupit polak të zhytjes Baltitech, beson se dërgesa mund të kishte qenë e destinuar për një car rus. Baltitech, e specializuar në eksplorimin e mbytjeve të anijeve në Balltik, e përshkroi gjetjen si “thesar”.

Stachura, drejtuesi i ekipit, tha:

“Unë kam qenë zhytës për 40 vjet. Herë pas here, ju shihni një ose dy shishe. Por unë kurrë nuk kam parë arka me shishe alkooli dhe shporta me ujë, si kjo.”

Anija u gjet rreth 20 milje detare (37 km) në jug të ishullit suedez të Oland.

100 shishe shampanjë gjenden në rrënojat e anijes së
Stachura, Baltitech

Dy zhytës kishin thënë se do të bënin “një zhytje të shpejtë”, por më pas u larguan për gati dy orë.

“Pra, ne e dinim tashmë se kishte diçka shumë interesante në fund,” shtoi Stachura.

Shishet e ujit prej balte, që tregonin emrin e markës së kompanisë gjermane Selters, i ndihmuan ata të kuptonin se varka ishte mbytur rreth viteve 1850-1867.

Ndërsa shampanja do të ishte më me interes për shumë njerëz sot, uji mineral ishte një produkt ekskluziv “i trajtuar pothuajse si ilaç” i cili gjendej vetëm në tryezat mbretërore, tha Stachura.

“Vlera e tij ishte aq e çmuar, saqë transportet shoqëroheshin nga policia”.

Stachura i tha BBC-së se ai beson se mallrat mund të ishin nisur për në tryezën e Carit të Rusisë Nikolla I – i cili raportohet të ketë humbur një nga anijet e tij në zonë në vitin 1852.

“Kjo do të shpjegonte pse anija kishte këtë ngarkesë – e cila ishte e gjitha shumë ekskluzive,” tha ai. “Zakonisht, kur gjejmë rrënoja, ngarkesa është shumë e lirë.”

Sa i përket shampanjës dhe ujit mineral prestigjioz, Stachura beson se të dy do të ishin të pijshëm sot.

Për momentin, thesari po qëndron aty ku është, me arkeologë nënujorë të thirrur për të ndihmuar. Autoritetet suedeze janë njoftuar dhe duhet bërë edhe administrimi para se të dalë në sipërfaqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts