Kosova

“Po jetojnë nën stres”, ambasadori britanik në Serbi: Nuk jemi të kënaqur me Prishtinën

po jetojne nen stres ambasadori britanik ne serbi nuk jemi te kenaqur me prishtinen
po jetojne nen stres ambasadori britanik ne serbi nuk jemi te kenaqur me prishtinen

“Serbët e veriut të Kosovës po jetojnë nën një presion të madh”. Kështu është shprehur, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson. Diplomati britanik në intervistën e dhënë për Euronews Serbia, pa dhënë fakte apo dëshmi, vuri në dukje se faktin se duhen gjetur mënyra për të ulur tensionet në veri, pasi sipas tij, serbët e veriut po përjetojnë edhe stres.

“I vizitova ata në muajin nëntor, isha në Mitrovicën veriore, në Graçanicë dhe takova një komunitet që është nën presion, ata ndjejnë stres dhe ne duam të gjejmë mënyra për të ulur tensionet, për të përmirësuar dialogun”, tha Ferguson.

Britania e Madhe e njeh shtetin e Kosovës dhe kjo sipas ambasadorit Ferguson është fakt. Madje në disa raste qëndrimet e Britanisë së Madhe dhe Serbisë janë të mbivendosura për sa i përket statusit të Kosovës, por sipas tij, në disa raste Anglia dhe Serbia kanë të njëjtin mendim

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts