Bota

Kërcënimi rus, Putin: Dënim i pashmangshëm për ata që duan të na ndajnë

kercenimi rus putin denim i pashmangshem per ata qe duan te na ndajne
kercenimi rus putin denim i pashmangshem per ata qe duan te na ndajne

Kushdo që tenton të përçajë shoqërinë ruse nuk do të mund t’ia dalin. Kështu është shprehur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një video mesazh të bërë publik nga Kremlini. Putin, duke kujtuar kohët e lavdishme të shërbimit sekret rus kërkoi një angazhim më të madh për kërcënimet që tentojnë të prekin vendin.

“Më lejoni të theksoj se ata që përpiqen të frikësojnë njerëzit, të përçajnë shoqërinë tonë ose të luajnë me ndjenjat fetare ose kombëtare nuk do t’ia dalin kurrë. Ata i pret një ndëshkim i pashmangshëm dhe i drejtë”.

Shefi i Kremlinit inkurajoi hetuesit rusë që të godasin ashpër çdo kërcënim përçarës ndaj shoqërisë në Rusi. Këto janë shërbimet që merren me shumicën e rasteve penale që përfshijnë opozitën, aktivistët e të drejtave të njeriut ose individë anonimë që kundërshtojnë qeverinë ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts