Shqiperia

Rekrutimet në FA, afatet dhe kriteret/ Majore Pëllumaj dhe nëntogeri Balili shpjegojnë procedurat

rekrutimet ne fa afatet dhe kriteret majore pellumaj dhe nentogeri balili shpjegojne procedurat
rekrutimet ne fa afatet dhe kriteret majore pellumaj dhe nentogeri balili shpjegojne procedurat

Në rubrikën “Opinion” në News24 ishin të pranishëm majore Denisa Pëllumaj dhe nëntogeri Klajdi Balili, ku është diskutuar mbi rekrutimet në Forcat e Armatosura.

Nëntogeri Balili tha se kemi përfaqësi ushtarake jo vetëm në vendet e NATO-s, ndërsa misionet paqeruajtëse janë në disa zona, në koordinim me NATO, BE, OKB, OSBE.

Majore Pëllumaj duke folur për fushatën e rekrutimit, e cila përfundon në 26 gusht 2024, ajo tha se kriteri i moshës është nga 18 deri në 30 vjeç, ndërsa minimumi arsimor është 9-vjeçar.

Ajo tha se kur flasim për ushtarë aktivë, kam parasysh se ai merr gradën “ushtar I”. Ajo tha se ka një i ri, 18-vjeç, që ka arsimin 9-vjeçar, pasi kryen kursin 8 javor, merr gradën e parë në Forcat e Armatosura.

[embedded content]

Në vijim, ajo sqaroi se nëse një i ri, i cili ka një diplomë dhe angazhohet në FA-të, mund të ndjekë kursin 9 mujor. “Gjatë këtij viti akademik, ky i ri paguhet sikur të kishte gradën nëntoger, ka ushqimin falas, pra ka gjithçka falas dhe një pagë, dhe në përfundim të vitit akademik, ai merr zyrtarisht gradën dhe vijon brenda FA-ve në profesionin ku është diplomuar”, tha Pëllumaj.

Nëntogeri Balili e konsideroi këtë si një mundësi të mirë për të rinjtë, duke pasur parasysh se janë edhe trajnimet që zhvillohen.

“Në momentin kur merr gradën ushtar I, paga është 66 mijë lekë, ndërsa një nëntoger merr 99 mijë lekë si pagë mujore, plus benefitet e tjera. Aplikimet për ushtar janë të hapura deri në 26 gusht, ndërsa për oficer deri më 23 gusht”, tha Pëllumaj.

Duke folur për FA-të, majorja Pëllumaj tha se nuk ka një ndarje gjinie në Forcat e Armatosura. “Ka një interes shumë të lartë të femrave për tu bërë pjesë e FA-ve, që nga ai ushtari deri te detyrat administrative”, tha ajo.

Duke folur për trajnimet, nëntogeri Balili tha se ato kanë të bëjnë me diplomimin e të rinjve që angazhohen. Sipas tij, nëse dikush është i diplomuar për IT, trajnimet do të jenë në këtë drejtim.

Ndërsa majore Pëllumaj tha se trajnimet janë kryesisht në SHBA, Gjermani dhe vende të tjera të NATO-s, duke shtuar se ato janë një avantazh shumë i mirë jo vetëm për aftësitë profesionale, por edhe në aspektin e rritjes në detyrë dhe gradë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts