Bota

“Poker2”, arrestohet djali i Ymer Lalës! Oficeri i Gardës së Republikës organizonte lojëra fati të jashtëligjshme në lokalin që administronte

poker2 arrestohet djali i ymer lales oficeri i gardes se republikes organizonte lojera fati te jashteligjshme ne lokalin qe administronte



































Oficeri Gardës së Republikës, Ylard Lala 24 vjeç, djali i Ymer (Korab) Lalës është arrestuar nga policia pasi është konstatuar se organizonte lojëra fati të paligjshme në lokalin që ai kishte nën administrim.

ymer lala

Bëhet me dije se i riu është vënë në pranga orët e para të ditës së djeshme gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit kundër lojërave të fatit.

I riu Ylard Lala kishte nën administrim një lokal në rrugën ‘Andon Zakon Çajupi’, ku gjatë një kontrolli të bërë nga blutë, u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit.

“Me datë 24.07.2024, ora 08:00, Drejtoria e Hetimit e AMP-së në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, kreu arrestimin në flagrancë të punonjësit të Gardës së Republikës Inspektor Ylard Korab Lala, pasi u kap në kushtet e flagrancës në kryerje e sipër të veprave penale ‘Organizim i llotarive të pa lejuara’, ‘Vënia në dispozicion e ambjenteve të organizimit i lojërave të fatit’ dhe ‘Mbajtja dhe prodhimi pa leje i armëve të ftohta’, të parashikuara nga nenet 197, 198 dhe 279 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 operacioni policor i koduar ‘Poker 2’.

Arrestohen në flagrancë 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën ‘Andon Zako Çajupi’.

Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Poker 2’.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’, dhe ‘Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara’, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal;

– E. F., 43 vjeç, N. P., 49 vjeç, F. R., 58 vjeç, R. N., 32 vjeç, A. T., 25 vjeç, M. N., 46 vjeç, H. B., 23 vjeç, R. K., 26 vjeç, E. V., 38 vjeçe, dhe C. M., 56 vjeç, për veprën penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç, dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit’, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi Y. L., ndërsa 7 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe nuk e kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts