Bota

Policia belge ndalon shtatë të dyshuar për planifikim të sulmit terrorist

policia belge ndalon shtate te dyshuar per planifikim te sulmit terrorist



































Policia në Belgjikë ka ndaluar të enjten shtatë persona të dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist, ka thënë Zyra e Prokurorit federal.

poliica belg

Policia ka kryer hetime në 14 zona të ndryshme të shtetit, përfshirë qytetet si Brukseli, Antverpi, Genti dhe Liezhi, pas kërkesës së një gjykatësi në Antverp.

“Shtatë persona janë marrë në pyetje”, është thënë në deklaratë, duke shtuar se gjykatësi duhet të marrë vendim për arrestimin ose jo të tyre.

Të gjithë të ndaluarit “janë të dyshuar për pjesëmarrje në aktivitete të grupit terrorist, të financimit të terrorizmit dhe përgatitjes së sulmit terrorist”.

Në deklaratë nuk janë dhënë hollësi se në cilat grupe terroriste kanë qenë të përfshirë të ndaluarit.

Belgjika është përballur në vjetët e fundit me terrorizëm islamik.

Një qelizë e grupit ekstremist, Shteti Islamik në Bruksel, pati vrarë 131 njerëz në Paris, në nëntor të vitit 2015, derisa 32 të tjerë janë vrarë në Bruksel, në mars të vitit 2016.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts