Bota Kuriozitete Lifestyle

Celine Dion i rikthehet skenës, artistja do të performojë krah Lady Gaga në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Francë

celine dion i rikthehet skenes artistja do te performoje krah lady gaga ne ceremonine e hapjes se lojerave olimpike ne france



































Komiteti Organizativ “Paris 2024” premton shumë surpriza në Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike, të premten më 26 korrik.

WhatsApp Image 2024-07-25 at 19.27.42 (1)

Francezët po mbajnë si top sekret detajet e shfaqjes katër orëshe që do të prezantojnë në lumin Seine, e cila do ti prijë më pas eventeve të tjera.

Por njëra prej tyre është zbuluar, pasi Celine Dion dhe Lady Gaga do të performojnë së bashku në Ceremoninë e hapjes.

celine dion

Yjet e njohur do të kompozojnë një duet dhe do të këndojnë “La Vie en Rose” të Edith Piath dhe me shumë gjasa do të mbyllin edhe ceremoninë e hapjes.

Celine Dion udhëtoi me avion privat nga SHBA në Paris të hënën më 22 korrik. Po ashtu dhe Lady Gaga po qëndron në një suitë luksoz në hotelin Champs Elysees dhe sipas një postimi të gazetarit francez Thierry Moreau, dy këngëtaret kanë nisur edhe provat.

Raportohet po ashtu se Dion do të vishet me pelerinë të zezë, një krijim i Shtëpisë Dior dhe tarifa e saj, sipas publikimeve franceze, do të arrijë në dy milionë euro.

celine lady gaga

Në dhjetor 2020, 56-vjeçarja Celine Dion u diagnostikua me sindromën e personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik kronik që shkakton ngurtësi muskulore dhe ndonjëherë konvulsione të rënda, dhe u detyrua të ndalonte performancat e saj live, e fundit prej të cilave daton në pranverë 2020 në Nju Jork.

Dion performoi “The Power of the Dream” në ceremoninë e hapjes në Atlanta në vitin 1996 dhe thashethemet për një rikthim në Lojërat Olimpike janë përhapur që kur ajo u shfaq në kopertinën e “Vogue” francez në prill.

Dion thuhet se kishte nisur një regjim fitnesi për të rifituar forcën dhe shëndetin e saj.

“Dua të jem vetvetja ime më e mirë. Unë dua të shoh përsëri Kullën Eifel”, vuri në dukje ajo.

Dy yjet nuk do ta kenë të vështirë të interpretojnë “La Vie en Rose” me theks francez. Dion ka lindur në një zonë frëngjishtfolëse në Quebec, ndërsa Lady Gaga gjithashtu ka rrënjë franceze nga nëna e saj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts