Një zjarr masiv ka përfshirë Kanadanë lindore dhe ka djegur më shumë se 24,000 hektarë sipërfaqe pyjore duke detyruar mijëra banorë të largohen nga qyteti i Labrador City.
Zyrtarët e parkut në Parkun Kombëtar Jasper thanë se zjarri ka shkaktuar humbje të konsiderueshme, ndërsa rreth 25,000 njerëz janë evakuuar.
Zjarri ka çuar gjithashtu në mbylljen e përkohshme të Qendrës Shëndetësore të Labrador Ëest, sipas CNN. Të gjithë në spital janë evakuuar në mënyrë të sigurtë, duke përfshirë 45 pacientë që marrin kujdes për kushte më të rënda, të cilët janë zhvendosur në objektet brenda provincës.
Personeli nga Alberta, duke përfshirë 1,900 zjarrfikës nga Alaska dhe Australia janë vendosur për të ndihmuar në luftimin e zjarreve.
Sinoptikanët thonë se shiu sot do të ofrojë një pushim të shkurtër nga flakët, të cilat u përkeqësuan nga moti i thatë dhe i nxehtë ditët e fundit, ndërsa shkalla e dëmit mbetet e paqartë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co