Bota Sport

Gruda dhe Bajrami, shqetësimet e vetme të Brdariç pas kthimit në stërvitje

gruda dhe bajrami shqetesimet e vetme te brdaric pas kthimit ne stervitje



































Pas eliminimit të shpejtë nga Liga e Konferencës dhe disa ditëve pushim, Vllaznia rinisi dje përgatitjet për sezonin e ri, që fillon më 18 gusht. Skualifikimi që në turin e parë të kompeticioneve europiane dhe sidomos ajo humbje turpëruese në Shkodër, kanë lënë një shije të keqe në ambientin futbolldashës kuqeblu.

gruda

Madje tashmë ka edhe jo pak skepticizëm për Vllazninë e sezonit të ri, nëse mund të jetë në nivel të lartë për të pretenduar titullin, apo jo.

Lëvizjet në merkato kanë qenë të rëndësishme, me afrime si Gurishta, Deliu, Kahrimanoviç, Qato e Bajrami, ndaj dhe në parim skuadra kuqeblu duhet të bëjë më mirë se sezonin e shkuar.

SHQETËSIMET – Skuadra, sipas trajnerit Tomas Brdariç, gëzon një formë të mirë fizike. Përjashtim bëjnë vetëm dy futbollistë dhe bëhet fjalë për ata që mbulojnë linjën e majtë të formacionit, Gruda dhe Bajrami. Ildi Gruda ende nuk është në 100% të formës së tij për shkak të një dëmtimi që e ka shoqëruar që nga fundi i sezonit të shkuar.

Shqetësim ky që e la sulmuesin shkodran jashtë dueleve me Valurin në Ligën e Konferencës. Për autorin e 8 golave sezonin e shkuar shpresohet rikuperimi i plotë para nisjes së kampionatit. Ai është bashkuar së fundmi me ekipin në stërvitje, ndaj dhe stafi beson se do ta ketë në dispozicion në nisjen e Superiores.

Ai që e shqetëson më shumë trajnerin e Vllaznisë është Melos Bajrami. Mbrojtësi i afruar në merkaton e verës ka pësuar një dëmtim para ndeshjes së kthimit kundër Valurit, që do ta lërë jashtë fushave për 4-5 javë, kështu që nuk do të jetë gati për ndeshjen e parë të kampionatit.

Në anën tjetër, Flori Spahija, i cili është rikthyer dhe është 100% gati, mund të ketë shansin të luajë si titullar. Kjo Vllazni duket ende në ndërtim e sipër për sezonin e ri dhe në vazhdim mund të ketë ndonjë afrim tjetër, në mënyrë që skuadra të jetë sa më e kompletuar për një sezon të gjatë.

STËRVITJA – Pushimet e futbollisteve kuqeblu kanë marrë fund dje, kur ata i janë rikthyer fushës së stërvitjes. Që pas ndeshjes së kthimit ndaj Valurit në stadiumin “Loro Boriçi”, ku kuqeblutë humbën thellë 0-4, trajneri Brdariç i kishte lënë pushim lojtarët. Tani rinis periudha e ngarkesës në stërvitje për ta.

Objektivi është që Vllaznia të konkurrojë për titullin kampion dhe fitimin e Kupës së Shqipërisë, por gjithçka varet nga sjellja në fushë e skuadrës dhe rezultatet që ajo do të arrijë. Para se të nisë kampionati shkodranët pritet të zhvillojnë edhe ndonjë ndeshje miqësore për kolaudimin e grupit.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts