Bota

Holanda dhe Danimarka gati të dërgojnë 14 tanke Leopard-2 në Ukrainë

holanda dhe danimarka gati te dergojne 14 tanke leopard 2 ne ukraine
holanda dhe danimarka gati te dergojne 14 tanke leopard 2 ne ukraine

Holanda, në bashkëpunim me Danimarkën, do të dorëzojë 14 tanke Leopard 2A4 në Ukrainë deri në fund të kësaj vere, tha Ministria Holandeze e Mbrojtjes.

Të dy vendet blenë 14 tanke Leopard 2A4 vitin e kaluar, duke ndarë koston prej rreth 165 milionë euro (rreth 178 milionë dollarë amerikanë). Edhe pse të përdorura më parë, këto tanke i janë nënshtruar rinovimit dhe testimit të gjerë gjatë muajve të fundit.

Dymbëdhjetë nga tanket janë gati për dërgesë dhe dy të tjerët janë ende në testime, por të 14 do të dorëzohen deri në fund të verës, tha Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp.

Holanda e ka furnizuar dhe më parë Ukrainës me tanke. Vitin e kaluar, Ministria Holandeze e Mbrojtjes, në partneritet me Gjermaninë dhe Danimarkën, bleu tanke të përdorura Leopard 1 dhe i rinovoi para se t’i dërgonte në Ukrainë.

Në mars, Holanda nënshkroi një marrëveshje sigurie 10-vjeçare me Ukrainën, duke u angazhuar për të mbështetur vendin në siguri, rindërtim dhe drejtësi.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts