Bota

Teherani komplot kundër Trump? Kandidati për president: Nëse vritem nga Irani, SHBA do ta fshijë nga harta!

teherani komplot kunder trump kandidati per president nese vritem nga irani shba do ta fshije nga harta
teherani komplot kunder trump kandidati per president nese vritem nga irani shba do ta fshije nga harta

Donald Trump shpreson se SHBA-ja do ta “fshijë” Iranin nga harta, “nga faqja e dheut” nëse ai vritet nga Teherani. Kështu deklaroi ai të enjten, një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu referua “kërcënimit””.

“Nëse ata e vrasin Presidentin Trump, që është gjithmonë një mundësi, unë shpresoj se Amerika do ta zhdukë Iranin, do ta fshijë atë nga faqja e dheut”, tha ish-presidenti dhe kandidati i Shtëpisë së Bardhë përmes rrjetit të tij social në Truth Social. “Nëse nuk e bëjnë, udhëheqësit amerikanë do të shihen si frikacakë!”

Të mërkurën, në fjalimin e tij në Kongresin Amerikan, kryeministri izraelit Netanyahu theksoi se “siç mësuam së fundmi, ata [nr. Irani] po kërcënojnë paturpësisht se do të vrasin Presidentin Trump”. Autoritetet amerikane thuhet se morën informacion disa javë më parë se Teherani po komplotonte kundër Trump dhe vendosën të rrisin masat e sigurisë kundër tij.

Irani e mohoi kategorikisht këtë akuzë “të mbrapshtë”, siç e përshkroi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts