Dronë, helikopterë, flluska gjigante dhe balona, akrobatë që do të kalojnë nga njëri breg në tjetrin, fishekzjarrë, piktura të mëdha, ekrane gjigante dhe muzikë “live” e performuar nga yje si Lady Gaga dhe Celine Dion.E gjithë kjo ndërsa 85 varka do të parakalojnë me më shumë se 8 mijë sportistë përgjatë gjashtë kilometrave të Senës dhe monumenteve më ikonike të Parisit para 326 mijë spektatorëve, nga të cilët 122 mijë do të jenë me pagesë. Këto janë vetëm disa nga numrat e mëdhenj të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, e cila do të nisë sot në orën 19:30 dhe do të jetë e para që do të mbahet jashtë një stadiumi në një Paris të blinduar për shkak të rrezikut të sulmeve.
SIGURIA Ekipet olimpike do të parakalojnë si zakonisht në bazë të rendit alfabetik, ndërsa siguria do të jetë maksimale. Për të shmangur çdo incident të mundshëm, autoritetet franceze kanë aktivizuar një plan të paprecedentë sigurie me 45 mijë policë e xhandarë, 10 mijë ushtarë, 2 mijë policë bashkiakë, 2 mijë agjentë të sigurisë private, snajperë në tarraca, reparte speciale dhe njësi kundër dronëve. Këtij dislokimi mbresëlënës sigurie do t’i shtohen 2500 agjentë të huaj përforcues. Gjithashtu salla e operacioneve antiterrorizëm është e aktivizuar posaçërisht për këto Lojëra.
SHOU Vëmendja do të jetë maksimale në një paradë historike që zgjat tri orë e 45 minuta, nga Pont d’Austerlitz në Pont d’Iéna, deri në Trocadero. Gjatë këtij rrugëtimi, regjisori 42-vjeçar Thomas Joly ka përgatitur një shfaqje të konceptuar si një pjesë narrative në dymbëdhjetë skena, me fillim dhe një fund, për të lartësuar vlerat universale të Francës dhe sportit, duke qeshur edhe me disa klishe parisiane. Në total, flota e kësaj parade, e cila të jetë ikonike, përfshin 181 varka të përmasave të ndryshme, 110 dinamike, nga të cilat rreth dhjetë janë rezervë, 35 për policinë dhe pjesa tjetër e destinuar për media dhe teknikë. Regjisori do të përziejë 3 mijë artistët, mes të cilëve do të ketë nga ata që performojnë me zjarrin, spektatorë dhe protokoll zyrtar, që do të ndërveprojnë me monumentet, tridhjetë pishtarët dhe fjalimin e presidentit Emanuel Makron. Ndërsa duhet theksuar se disa kërcimtarë po kërcënojnë me grevë për shkak të pagave të ulëta.
SIMULATOR Një akrobat në litar do të kalojë Lumin e Senës mes dronëve, balonave të fiksuara dhe flluskave gjigante që rrotullohen në lumë gjatë kohës kur do të parakalojnë varkat me shpejtësi km/h. Orkestrat dhe koret do të këndojnë pjesë klasike, pop dhe elektronike. Imazhet e filmuara drejtpërdrejt nga helikopterët do të shfaqen në 80 ekrane gjigante. Duke mos qenë në gjendje të bënte provën gjenerale, regjistroi Joly a ka përgatitur shfaqjen me një simulator nga shtëpia, duke përsëritur disa hapa në lumenj provincash, hangarë, baza detare ushtarake ose në Louvre, teatrin Chatelet apo Disneyland. Paradën do ta hapë anija greke, e ndjekur nga ajo franceze. Duke kaluar te Shqipëria, në mungesë të Luiza Gegës, që do mbërrijë disa të më vonë në Paris, flamurmbajtësit e Shqipërisë gjatë ceremonisë së hapjes pritet që të jenë mundësi Zelimkhan Abakarov dhe notarja Kaltra Meça. Ceremonia do të përfundojë në Trocadero, përballë njëqind drejtuesve të shteteve, ndërsa në qiellin e Parisit, do të jenë të ndaluara fluturimet për një rreze prej 150 kilometrash.
ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co