Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme fletën e votimit për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, që do të zhvillohen më 4 Gusht.
Sipas një shorti të hedhur në KQZ, i pari në listën e fletës së votimit të jetë Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria, do të jetë i dyti listë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë.
Sasia që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë është 23.535 fletë votimi.
Komisioneri caktoi edhe Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë.
Kujtojmë se Presidenti Bajram Begaj, caktoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri, i cili është dënuar me dy vite burg për blerje votash.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co