Shqiperia

Përleshja me armë në Thumanë, 4 të arrestuar. Mes tyre edhe një efektiv policie/ Detajet

perleshja me arme ne thumane 4 te arrestuar mes tyre edhe nje efektiv policie detajet
perleshja me arme ne thumane 4 te arrestuar mes tyre edhe nje efektiv policie detajet

Policia arrestoi 4 persona, mes të cilëve edhe 1 punonjës policie, që u përfshinë në një përleshje e cila precipitoi edhe në përdorimin e armëve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se policia i ka komunikuar masën e arrestit në spital shtetasve:

Sahit Ahmetajt, 55 vjeç, efektiv policie, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim,

Adrian Ahmetaj, 45 vjeç, Fatos Sela 33 vjeç, Ylli Sela, 40 vjeç, të tre banues në Mamurras, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi zyrtar nga policia

Në vijim të dy informacioneve paraprake të dhëna mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, arrestuan shtetasit:

– S. A., 55 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal;

– A. A., 45 vjeç, F. S., 33 vjeç, Y. S., 40 vjeç, të tre banues në Mamurras, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 76/22/ 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Arrestimi i këtyre shtetase u bë pasi mbrëmjen e djeshme, më datë 25.07.2024, rreth orës 21.30, në vendin e quajtur Shperdhet, Mamurras, (në kufirin administrativ ndarës me qytetin e Krujës), shtetasit S. A., (me detyrë punonjës Policie) A. A., dhe disa personave të tjerë lidhje të tyre të ngushta familjare, kanë debatuar dhe janë konfliktuar fizikisht me vëllezërit F. S. dhe Y. S., për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronësinë e një sipërfaqe toke.

Me pas, konflikti midis tyre ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe si pasojë e të shtënave kanë mbetur të dëmtuar nga njëra palë shtetasit S. A., A. A., dhe nga pala tjetër shtetasi F. S., të cilët më pas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë e shtetasit S. A., municion luftarak (2 fishekë) dhe gëzhoja, të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts