Sport

Egnatia dhe Partizani zhvilluan sfidat e para të turit të dytë të Conference League, reagon Presidenti i FSHF-së

egnatia dhe partizani zhvilluan sfidat e para te turit te dyte te conference league reagon presidenti i fshf se
egnatia dhe partizani zhvilluan sfidat e para te turit te dyte te conference league reagon presidenti i fshf se

Partizani dhe Egnatia përfaqësuan ditën e sotme Shqipërinë në turin e dytë të Conference League. Partizani e nisi fillimisht me zhgënjim pasi u mposht 2 me 0 nga Iberia, ndërsa Egnatia befasoi duke fituar 0-1 në transfertën e Vikingur Rejkjavik.

Për këtë ka reaguar dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Numri 1 i FSHF-së uroi Egnatia për arritjen, ndërsa nuk harroi të inkurajojë Partizanin për takimin e kthimit.

“Urime Egnatias për fitoren në ndeshjen e parë ndaj Vikingur në Islandë. Triumfi 1-0 në transfertë është shumë i rëndësishëm. Me besim dhe duke qenë të vëmendshëm, kampionët tanë mund t’ia dalin të kalojnë në turin e tretë të Conference League. Shpresojmë shumë që edhe Partizani në kthim të reagojë dhe të tentojë kualifikimin gjithashtu, pavarësisht humbjes në ndeshjen e pare”, shkruan presidenti Duka.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts