Antoine Griezmann është objektivi i madh i Los Angeles të MLS. Sipas L’Equipe, klubi amerikan dëshiron të transferojë yllin e Atlético de Madrid në Shtetet e Bashkuara.
Kjo gazetë siguron se skuadra kaliforniane po bën progres në javët e fundit dhe se është gati të kënaqë dëshirat ekonomike të futbollistit.
Los Angeles ka negociuar prej javësh me Maud Griezmann, motrën dhe përfaqësuesin e tij, dhe avokatin e tij të besuar, Sevan Karian. Griezmann do t’i ofrohet një ofertë, që do e shndërronte atë në lojtarin e dytë më të paguar, pas Leo Messit.
Futbollisti i Atletico Madrid po reflekton dhe shumë shpejt mund të ketë një përgjigje. Në edicionin e kaluar, ai realizoi 16 gola.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co