Shqiperia

Ndryshimet në Kod, Alibeaj: Ramës iu dha mandati i 4-t, në tavolinë fiton 12 mandate…

ndryshimet ne kod alibeaj rames iu dha mandati i 4 t ne tavoline fiton 12 mandate
ndryshimet ne kod alibeaj rames iu dha mandati i 4 t ne tavoline fiton 12 mandate

Enkelejd Alibeaj, një nga deputetët që kundërshton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se po i bllokohet vota 70 % të shqiptarëve që duan listat e hapura.

Ai tha se kjo është e vetmja seancë që do të mbahet mend në këtë 4-vjeçar dhe në kohët që do të vijnë, ashtu siç mbahet mend ajo seanca e 2008-ës.

Deputeti Alibeaj tha se sot që të gjithë jemi në konflikt interesi, pasi po përcaktojnë karrigen e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
“I është dhuruar jo thjesht vota për Kodin Zgjedhor, por i është dhuruar Edi Ramës mandati i 4-t qeverisës, i janë dhuruar së paku 12 mandate në tryezë”, tha Alibeaj.

[embedded content]

Sipas tij, me aktin e sotëm është arritur bashkëqeverisja. Ai tha se Parlamenti i ardhshëm do të ketë 100 deputete të fiksuar, me zero vota.

Ai tha se në 2025 do të ketë një përballje mes listës së kryetarëve dhe listës së qytetarëve.

“SPAK është aty dhe nuk do të jetë vetëm, janë 70 % e shqiptarëve, ka burra e gra, shqiptarë patriotë që nesër do të përballen dhe do i dalin në krah SPAK-ut”, tha Alibeaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts