Bota

Mjeku i Trump kundërshton drejtorin e FBI-së: Ish-Presidenti nuk u prek nga fragmentet e xhamit, por nga plumbi!

mjeku i trump kundershton drejtorin e fbi se ish presidenti nuk u prek nga fragmentet e xhamit por nga plumbi
mjeku i trump kundershton drejtorin e fbi se ish presidenti nuk u prek nga fragmentet e xhamit por nga plumbi

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas Matthew Crooks dhe jo nga fragmentet e xhamave apo diçka tjetër në atentatin e dështuar ndaj tij në Butler, Pensilvani.

Ky ishte pohimi i mjekut të ish-Presidentit amerikan, Ronny Jackson, i cili kundërshtoi publikisht deklaratën e dyzuar të kreut të FBI-së, Christopher Wray.

Ky i fundit u shpreh në dëgjesën e tij në Kongres se Trump mund të ishte prekur nga një plumb ose një fragment xhami apo diçka tjetër në veshin e tij të djathtë.

Sipas mjekut të Trump, nuk ka asnjë provë që sugjeron se kandidati republikan u qëllua nga diçka tjetër veçse një plumb.

Ai u shpreh se Kongresi duhet të korrigjojë këtë gabim dhe se ky fakt është konfirmuar nga ai vetë, por edhe spitali ku Trump u trajtua pas ngjarjes.

Jackson theksoi se kreu i FBI ka gabuar dhe se është e papërshtatshme që të sugjerohet se Trump nuk u godit nga plumbi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts