Ushtronin aktivitete të paligjshme nga lumi Shalës deri në Velipojë, e pësojnë 10 shtetas

ushtronin aktivitete te paligjshme nga lumi shales deri ne velipoje e pesojne 10 shtetas
ushtronin aktivitete te paligjshme nga lumi shales deri ne velipoje e pesojne 10 shtetas

N.K., 43 vjeç, L. M., 39 vjeç, S. M., 28 vjeç, K. M., 43 vjeç, P. N., 43 vjeç, M. K., 67 vjeç, J. Gj., 27 vjeç, dhe K. N., 54 vjeç janë proceduar penalisht nga policia e shkodrës pasi u konstatuan duke transportuar me mjete lundruese nga diga e Komanit drejt lumit të Shalës, vizitorë dhe turistë, pa plotësuar kushtet e nevojshme për sigurinë e tyre, dhe pa u pajisur me dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Ndërkohë që 2 shtetas të tjerë ushtronin aktivitetin në hotelet e tyre, në Velipojë, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës dhe pa u regjistruar në organet tatimore.

Njoftimi i policisë;

DVP Shkodër/Masa të shtuara nga Policia, në të gjithë qarkun, për garantimin e një sezoni turistik të sigurtë.

Procedohen penalisht 10 shtetas që ushtronin në kundërshtim me ligjin, aktivitete të ndryshme, në zona shumë të frekuentuara gjatë sezonit veror.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e DVP Shkodër, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë, janë evidentuar raste të aktivitete të ndryshme që kryheshin në kundërshtim me ligjin. Për këto raste, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko dhe Financiare, kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

N.K., 43 vjeç, L. M., 39 vjeç, S. M., 28 vjeç, K. M., 43 vjeç, P. N., 43 vjeç, M. K., 67 vjeç, J. Gj., 27 vjeç, dhe K. N., 54 vjeç, pasi u konstatuan duke transportuar me mjete lundruese, nga diga e Komanit drejt lumit të Shalës, vizitorë dhe turistë, pa plotësuar kushtet e nevojshme për sigurinë e tyre, dhe pa u pajisur me dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtij aktiviteti;

N.C., 69 vjeç dhe N. Sh., 63 vjeçe, të dy banues në Velipojë, pasi ushtronin aktivitetin në subjektet (hotelet) e tyre, në Velipojë, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës dhe pa u regjistruar në organet tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shkodrës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë dhe për çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, të telefonojnë/denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →