![Allegri para Udineses: Duhet të rikthehemi te fitorja, Juvja synon kualifikimin në Champions 2 allegri para udineses duhet te rikthehemi te fitorja juvja synon kualifikimin ne champions](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/allegri-para-udineses-duhet-te-rikthehemi-te-fitorja-juvja-synon-kualifikimin-ne-champions.jpg)
Trajneri i Juventusit, Max Allegri i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes me Udinesen.
“Duhet të rikthehemi te fitorja, përballë kemi një kundërshtar që nuk i meriton pozitat që mban në kampionat. Udinese ka lojtarë të mirë dhe fizik, plus Samardzic. Vlahovic ka një lodhje muskulore dhe do të jetë gati për ndeshjen ndaj Veronës, sulmuesit e tjera janë mirë dhe do të më duhet të zgjedh mes Chiesës dhe Yildiz.
Sa i përket Alcaraz, nuk është ende gati për të luajtur titullar. Interi është në një tjetër rrugëtim, dihej që ishin favoritë për kampionatin. Mua nuk më duhej të prisja fitoren e tyre ndaj Romës për të kuptuar sa të fortë janë.
Fitorja e Interit nuk na bën që në fushë të futemi të pamotivuar, madje është e kundërta, tani jemi edhe më të motivuar. Ne kemi si objektiv rikthimin në Champions dhe duhet të rikthehemi të fitojmë nga ndeshja me Udinesen.” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co