Deri në këtë pikë të sezonit, Hakan Calhanoglu nuk ka humbur asnjë ndeshje në Serie A, të gjitha sfidat i ka nisur si titullar, kjo ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë te Kristjan Asllani i cili në asnjë ndeshje nuk ka zbritur në fushë nga minuta e parë. Të jesh trashëgimtar i turkut nuk është e lehtë, këto shifra flasin qartë. Një vit e gjysmë pasi u transferua në Milano kjo është situata e mesfushorit kuqezi, i cili është abonuar këtë status, zëvendësues i Calhanoglus.
Sigurisht këtë periudhë statusi i Asllanit ka ndryshuar, në vitin e tij të parë si zikaltër pagoi shtrenjtë mungesën e eksperiencës, sigurisht edhe disa balanca në klub pasi në valle nuk ishte vetëm Calhanoglu, por edhe Brozovic, me Inzaghin që shpesh i ndryshonte balancat mes tyre, duke bërë që Asllani të ishte zëvendësues i zëvendësuesit. Me dy kampionë të tillë përpara, minutat për Asllanin ishin me pikatore, por drejtuesit e klubit vendosën të shisnin Brozovic pasi besonin shumë te Asllani.
Këtë vit, Inzaghi i ka besuar më shumë, i ka besuar jo thjeshtë minutat e fundit të ndeshjeve, ku ka marrë vendin e Calhanoglus, por në disa ndeshje delikate e ka nisur nga minuta e parë, por jo në Serie A, është aktivizuar tre herë titullar në Champions dhe në Kupën e Italisë. Fakt është që në asnjë nga këto takime, kundër Sociedad, Benfikës dhe kundër Bologna-s, Inter nuk ka fituar.
I gjithë ambienti shpreson që ky trend të ndryshojë këtë herë, në sfidën e së dielës kundër Fiorentinës. Kjo është një provë shumë e fortë për Asllanin, është një shans i artë për të vërtetuar se mund të bëjë diferencën edhe si titullar, të udhëheq mesfushën e një ekipi që kërkon titullin në Serie A.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co