![Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve 2 presidentja e kosoves vjosa osmani fton lideret e partive per konsultime rreth dates se zgjedhjeve](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/presidentja-e-kosoves-vjosa-osmani-fton-lideret-e-partive-per-konsultime-rreth-dates-se-zgjedhjeve.webp)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Në letrën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila u është dërguar liderëve të partive, Osmani ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar – 16 shkurt 2025.
“Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co