Bota

Kapen 4 ton kokainë brenda thasëve me oriz/ 10 të arrestuar, mes tyre dhe kreu i organizatës kriminale

kapen 4 ton kokaine brenda thaseve me oriz 10 te arrestuar mes tyre dhe kreu i organizates kriminale
kapen 4 ton kokaine brenda thaseve me oriz 10 te arrestuar mes tyre dhe kreu i organizates kriminale

Një sasi prej 4 ton kokainë është sekuestruar nga Garda Civile spanjolle në një magazinë në portin e Barcelonës.

Lënda narkotike e ardhur nga Amerika Latine ishte fshehur brenda thasëve me oriz dhe është trafikuar nga një organizatë që vepronte në Paraguai, Spanjë, dhe Britani të Madhe.

Për ngarkesën më të madhe të kapur deri më sot në portin e Barcelonës, autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga 8 persona ndërsa dy të tjerë janë arrestuar në Paraguai, mes tyre kreu i organizatës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Sogata”, policia mësy në banesa edhe në provincat e Madridit, Toledos, Sevijas, Kadizit, Alaves dhe Jaen.

Organizata e çmontuar rezulton se kishte një infrastrukturë në Asunción të Paraguait ku përpunohej droga pluhur dhe paketohej më pas në qese plastike që vendoseshin brenda thasëve të orizit që ishin qepur me dorë, për tu nisur drejt Evropës.

Në Spanjë, rrjeti kriminal përbëhej nga biznesmenë të specializuar në importe dhe eksporte, të cilët ishin përgjegjës për t’i dhënë pamje të ligjshme veprimtarive të paligjshme, investitorë që siguronin kapitalin e nevojshëm për logjistikën e operacioneve dhe njerëz të sigurisë që ishin përgjegjës për mbrojtjen e ngarkesave.

Hetimi nisi vitin e kaluar kur agjentët hetuan një kompani spanjolle, me vendndodhje në Toledo, e cila do të transportonte kontejnerë me oriz nga Paraguai në portin e Barcelonës. Duke pasur parasysh dyshimin e agjentëve për ekzistencën e kokainës brenda një prej dhjetë kontejnerëve që kishin mbërritur në kryeqytetin katalanas, u ra dakord që të kontrolloheshin në mënyrë shteruese, ku Garda Civile gjeti rreth 4020 kilogramë kokainë.

Për më tepër, në fund të tetorit të vitit të kaluar sapo kontejnerët u dërguan në Barcelonë, forcat e policisë paraguaiane kapën një ngarkesë të re prej 3312 kilogramësh kokainë në portin e Villeta me destinacion Belgjikën.

Në mars të këtij viti, një tjetër ngarkesë prej 2100 kilogramësh kokainë në kontejnerët e kompanisë spanjolle nën hetim u kap në portin e Southampton.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts