Shqiperia

VIDEO/ Replika pas raportimit për TIMS-in, Salianji-Gogut: Në 4 muaj komision ka hyrë dhe ka dalë 2 muaj vetëm në banjo, ngele te pantallonat, po…

video replika pas raportimit per tims in salianji gogut ne 4 muaj komision ka hyre dhe ka dale 2 muaj vetem ne banjo ngele te pantallonat po
video replika pas raportimit per tims in salianji gogut ne 4 muaj komision ka hyre dhe ka dale 2 muaj vetem ne banjo ngele te pantallonat po

Deputeti demokrat ka replikuar me ligjvënësin socialist Toni Gogu pas raportimit të këtij të fundit në lidhje me gjetjet e komisionit hetimor parlamentar për të dhënat e sistemit TIMS.

Salianji u shpreh se në 4 muaj komision Gogu “ka hyrë dhe ka dalë 2 muaj vetëm në banjo”.

Ai theksoi se Gogu “nuk tha me gojë atë që kishte me shkrim”, ndërsa përmendi vetëm se sistemi TIMS sot funksionon për qytetarët.

[embedded content]

“Ka 4 muaj komision, ka hyrë dhe ka dalë 2 muaj vetëm në banjo. Edhe aty ka ngel edhe sot. Ke gjithë kohën…tha pantallonat e arnuara, do gjesh ndonjë gjë brenda pantallonave dhe do dalësh mirë. Atë që the me gojë nuk e kishe me shkrim. A ka ndonjë përgjegjës për shkeljet ligjore? Kemi konfirmuar shkeljet, sistemi funksionon sot tha. Po mo po sistemi funksionon për qytetarët, për krimin e organizuar nuk funksionon. Të thuash që sot nuk ka asnjë problematikë, po të kesh frikë ta çosh në SPAK”, u shpreh Salianji.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts