Gogu prezanton në Kuvend raportin final për “TIMS”: 4 masat që duhen ndërmarrë për të garantuar të dhënat

gogu prezanton ne kuvend raportin final per tims 4 masat qe duhen ndermarre per te garantuar te dhenat
gogu prezanton ne kuvend raportin final per tims 4 masat qe duhen ndermarre per te garantuar te dhenat

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, prezantoi sot në Kuvend raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për Mbrojtjen e të sistemit TIMS. Në cilësinë edhe të nënkryetarit të këtij komisioni, Gogu renditi rezultatet e hetimit katër mujor e gjithëpërfshirës dhe tha se ky raport nxjerr në pah kontrastin e thellë midis dy qasjeve hetimore: njëra e karakterizuar nga akuza të nxituara dhe tjetra e bazuar në ekzaminim të plotë dhe metodik. Rezultate që siç theksoi ai gjatë fjalës në Kuvend, japin një pamje krejtësisht të ndryshme të kësaj çështje. Në emër të mazhoranës në këtë komision hetimor, i cili e përfundoi mandatin e dhënë nga Kuvendi, Gogu propozi 4 masa që duhen ndërmarrë.

“1. Rishikimi i Kornizës Ligjore- Hetimi ynë nënvizon nevojën urgjente për të rishikuar dhe harmonizuar kuadrin ligjor ekzistues që rregullon sistemin TIMS. Konkretisht duhet të trajtojmë:
i. Ligji nr.8792, datë 10.05.2001 “Për krijimin e qendrës së përpunimit të të dhënave”
ii. Ligji Nr.71/2016, “Për Kontrollin Kufitar”
iii. Ligji nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar.

[embedded content]

2. Zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore- Ne identifikuam çështje të rëndësishme në zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, duke nxjerrë në pah mangësitë që duhen adresuar për të garantuar integritetin dhe efikasitetin e sistemit.

3. Rishikim Gjithëpërfshirës i Aktiviteteve Operative të Policisë- Një rishikim gjithëpërfshirës i aktiviteteve operative të të gjitha strukturave të policisë që ndërveprojnë me sistemin TIMS është thelbësor. Gjetjet nga ky raport duhet të adresohen me shpejtësi përmes legjislacionit të ri, i cili së shpejti do të paraqitet për shqyrtim parlamentar.

4. Rishikimi dhe përmirësimi i akteve nënligjore- Aktet nënligjore aktuale që rregullojnë sistemin TIMS kërkojnë një rishikim të plotë. Për të mbrojtur integritetin e të dhënave të sistemit, ne duhet të zbatojmë kontrolle në çdo nivel dhe të vendosim rregulla të qarta që përcaktojnë kompetencat dhe llogaridhënien”, tha Gogu.

Në përmbyllje të fjalës së tij për këtë çështje, ai nënvizoi ndër të tjera se roli i deputetëve është “të kërkojnë të vërtetën dhe të sigurojnë drejtësi, jo të krijojnë frikë apo konfuzion të pajustifikuar”. Ky është ndryshimi midis deklarimit të fajit pa prova, tha Gogu, dhe kërkimit të së vërtetës përmes hetimeve rigoroze.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →