Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka replikuar me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi lidhur me miratimin e disa ligjeve për Ushtrinë, gjatë seancës së sotme në Kuvend.
Çupi iu drejtua ministrit duke e pyetur se, “përse i kaluat ligjet me procedura të përshpejtuara, kur ne jemi një vend demokratik dhe në një situatë normale”, duke iu referuar krijimit të ndërmarrjes që do prodhojë armë.
Teksa akuzoi edhe për vjedhje dhe padrejtësi sipas saj që përdoret rasti i luftës në Ukrainë, teksa e cilësoi si arsye që përdoret për marrjen e pronave shtetërore.
[embedded content]
Dhurata Çupi: “Në seancën e fundit u trajtua ligji për policinë në emergjentë, ligji në emergjentë dhe për emergjentë duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë. Shqipëria nuk është në luftë z.ministër.
4 ligje të mbrojtjes me procedura të përshpejtuara, ligji për policin e shtetit po ashtu, ne jemi vend demokratik z. ministër kemi 34 vite pse të shfrytëzohet lufta në Ukrainën për të kaluar ligjet e për të vjedhur ju.
Për çfarë i doni 3 prona shtetërore, ku i veni në dispozicion pse ja veni shoqërisë dhe thoni kapital?
Vlera e 3 pronave shtetërore kujt do ja kaloni, apo privatit.
Përse kalon ligji me procedura emergjente, nuk jemi në luftë ne, ne jemi vend demokratik me situatë normale po ju doni të shfrytëzoni luftën në Ukrainë që të vidhni’‘.
Niko Peleshi: Po prezantoj dy projektiligje që përbëjnë bazën e një industrie që do të thoja të re, sepsë është pothuajse inekzistente në vendin tonë, atë të industrisë ushtarake. Pas vitit 90 Shqipëria ka trashëguar një arsenal të madh muncionesh armatimesh të kohës së kaluar që vinin si pasojë e një gjigandomanie ideologjike, ku mendonim se mund të luftonin vetëm përballë gjithë botës, kjo e bën Shqipërinë një nga vendet më të militarizuara në botë dhe pastaj edhe për shkak të nevojës dhe ambicies për tu bërë pjesë integrale e strukturave Euroatlantike, Alencës së NATO na duhet që të futeshin në një proces demilitarizimi nëse mund ta quaj kështu.
Tani jemi në një kohë tjetër, tani jemi aleat në NATO prej 15 vitesh, jemi në një situatë të sigurisë kombëtare të kërcënuar dhe të vendosur nga zhvillimet gjeo-politike, konflikte të shumta në vende të ndryshme të botës që në fakt nuk janë aq larg nga ne. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një rajon historikisht I brishtë edhe sot I tillë, ndaj vendosur në këtë kontekst Shqipëria nuk mund të jetë aleati i vetëm , apo ndër të vetmit në NATO pa industri ushtarake. Kjo është, jo vetëm një ambice por edhe një detyrim në kuadrin e Aleancës.
Ju kujtoj dy samitet e fundit, Samitin e NATOS se Vijunsit të korrikut të viti të kaluar kur ëshë miratuar plani i veprimit për prodhhimet e mbrotjes dhe Samitin e fundit para pak ditësh në Ëashington ku është miratuar zotimi i NATO për zgjerimin e kapacitetit industrial.
Krahas këtyre dy dokumentave dhe samiteve ku është diskutuar dhe apeluar për zgjerimin dhe diversifikimin e bazës industrial në të gjithë vendet e NATO ka pasur edhe forume të ndryshme të industrisë ku natyrisht kemi marrë pjesë më shumë për të mësuar dhe për të kuptuar pra, ne jemi në vend në NATO që kemi detyrmet tona, nga ana tjetër për fat të keq kërkesanë treg është e madhe, e them për fat të keq sepse nuk do të donim të shihnim një botë më konflikte, por duhet thënë se inventaret e shumë vendeve të NATO sot kënë nevojë që të plotësohen, kërkesa është shumë më e madhe se sa oferta në treg gjë që ka zgjatur shumë edhe kohën e lëvrimit të paisjeve ustarake. Nëse porosit sot koha e lëvrimit eshtë edhe 7 deri në 10 vite për kapacitete të ndryshme ushtarake për të gjith vendet tona. Ndaj këtu buron edhe apeli i vazhdueshëm I aleancës sonë për të gjithë vendet për të zgjeruar bazën industriale.
Nga ana tjetër, fillova ta thëm është edhe një mundësi për të rritur të ardhurat në buxhetin e vendit sepse kjo është një industrI e kapitaleve të mëdha kërkon kapitale të mëdha investimi, por edhe kthyeshmërine e ka të shpejtë dhe të ardhurat janë të larta, kështu që edhe përfitimet në buxhetin e shtetit do të jenë me shpresë të konsiderueshme.
Nuk synojmë ta zhvillojmë atë duke u mbështetur në forcat e veta , natyrisht në këtë fushë ka operatorë dhe kompani shumë të mëdha dhe shumë të fuqishme më një eksperiencë të gjatë, ne do të synojmë ta bëjmë mjedisin tonë të biznesit në këtë fushe sa më mikpritës dhe të favorshëm dhe për këtë arsye në këto dy projekligje ne kemi parashikuar edhe incentivat, ashtu si kundër kemi parashikuar që krahas krijimit të një baze parimesh edhe krijimit të një baze parimesh dhe jkriteretsh për licensimin e aktiviteteve në fushën e industrise ushtarake, kemi parashikuar edhe krijimin e një shoqërie aksionere me kapitale 100% shtetërore, e cila do të jetë partneri shtetëror shqiptar në partneritetet potenciale me investitorë të huaj apo vendas. Synojmë të tërheqim interesin e investitorëve me emër edhe me shumë eksperiencë në mënyrë që të jemi konkurues edhe të zhvillojmë një industry intensive. Jemi të fundit, por më mirë vonë se kurr, kjo nuk do të thotë që nuk kemi të drejtë të kemi ambicie për të qenë shumë kokurues, natyrisht duke përfituar edhe nga kërkesa e madhe në treg.
E kemi filluar punën në bashkëpunim me NATO me agjensisë e Prokurimit të NATO, të cilën e ftuam të bëjë një analizë të aseteve të trashëguara sot të fjetura të ish-industrisë ushtarake, ku sot kryesoret janë ish Uzina e Lëndëve Plasësë të Mjeksit, ish Kombinati i Poliçanit dhe ish Kombinati i Gramshit, kemi bërë një vlerësim të tyre , një parafizibilitet, kemi marrë një raport nga NSPA, pra nga Agjensia e Prokurokurimit të NATO që na tregon se sa e mundshme është që shqipëria të hyjë si aktorë në këtë fushë, cilat janë investimet e nevojshme, cili është tregu, cilat janë municionet, armatimet apo paisjet ushtarake më të kërkuara në treg, mbi këtë bazë edhe duke marrë edhe shembujt e vendeve të tjera kemi ndërtuar këto dy projektligje.
Një pr/tligj, seti i parimeve dhe kritereve, parashikohet ndërtimi hapja e një agjensie që e quajmë e Agjenisisë së Mbrojtjes, e cila do të bëjë licensimin e operatorëve vendas apo të huaj, shtetërorë apo privat që do të dëshirojnë të ushtrojnë këtë aktiviet në vendin tonë.
Dhe ligji i dytë, bën fjalë për krijimin e një shoqrie aksionere me kapital shtetëror që siçe thashë do të jetë partneri në partneritet potenciale me investitorë potencial në këtë fushë.
Kemi një set incentivash fiskale dhe incentiash të tjera, sepse siç thamë duam të jemi atraktivë dhe nuk jemi të vetmit që kemi asete dhe kemi çfarë të ofrojmë në këtë fushë, natyrisht qoftë rajoni apo edhe vende të tjera të NATO, padyshim që duan ta zgjerojnë bazën e tyre industrial.
Duam të jemi konkurues dhe të kemi avantazhe në raport me të tjerët në mënyrë që të tërheqim sa më shumë investitorë. Jemi optimist, jemi të bindur që kjo bazë është e mjaftueshme dhe shumë e kompletuar për të nisur me intensitet dhe me shpejtësi një industry të re, industrinë ushtarake shqiptare.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co