“Mund t’i kapim”, Giroud “kërcënon” Juve e Inter, i del në krah edhe Piolit

10 gola dhe 7 asiste në Serie A, në moshën 37 vjeçare, janë shifra fantastike, por Oliver Giroud nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Sigurisht të flasësh për të ardhmen është e vështirë në këtë moshë, por sulmuesi francez i premton besnikëri Milan, më saktë është gati të jap gjithçka për këtë ekip dhe për trajnerin Pioli:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por këtu te Milan ndihem shumë mirë. Mes nesh është një histori dashurie, por të jem i sinqertë nuk kemi diskutuar asnjë herë për rinovimin e kontratës. MLS? Janë edhe ekipe të tjera, në fund të sezonit do të ulemi dhe do të vlerësojmë të gjithë ofertat”, u shpreh Giroud duke u ndalur më pas te marrëdhënia e tij me Stefano Piolin:

Pioli
Pioli

“Kur ishte në mes të stuhisë fola me të, i thashë se këtë moment e kam kaluar edhe unë, nëse ai ka nevojë për mua unë jam gjithnjë aty, ai e di këtë. Gara për titull? Objektivi është të përqendrohemi te rrugëtimi ynë. Nëse bëjmë mirë mund të kapim Juve dhe Inter që po bëjnë një sezon fantastik”, u shpreh Giroud duke bërë në fund dhe një koment për Europa League:

Pioli Giroud
Pioli Giroud

“Jemi pak outsider dhe pak favorit. Ky është një trofe që ne do të përpiqemi ta fitojmë edhe pse i mungon klubit”, theksoi Giroud i cili shtoi se objektivi i tij personal është të arrijë në kuotën e 20 golave këtë sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co