Bota

Izraeli njofton urdhra të reja evakuimi për Khan Younis, Ushtria e prerë: Largohuni menjëherë nga zona!

izraeli njofton urdhra te reja evakuimi per khan younis ushtria e prere largohuni menjehere nga zona
izraeli njofton urdhra te reja evakuimi per khan younis ushtria e prere largohuni menjehere nga zona

Ushtria izraelite ka njoftuar urdhra të reja evakuimi masiv për zonat jugore të Khan Younis, ku luftimet janë intensifikuar.

Ushtria tha se për shkak të akteve të shumta të terrorizmit dhe gjuajtjes së raketave kundërajrore, zonat në jug të qytetit janë bërë të rrezikshme.

Për këtë shkak ushtria ka urdhëruar zhvendosje në mënyrë të menjëhershme të banorëve.

Zonat lindore të Khan Younis u urdhëruan të evakuoheshin javën e kaluar dhe forcat izraelite sulmuan brenda pak minutash pasi dhanë paralajmërimin e tij për largimin e njerëzve.

Ushtria tha se urdhri i fundit i evakuimit bazohej në të dhënat e inteligjencës që indikonin se Hamasi kishte infrastrukturë terroriste në një zonë të përcaktuar si një zonë humanitare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts