Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Një Nani edhe për Dinamon, sulmuesi portugez bind blutë. Pritet edhe një francez

ekskluzive nje nani edhe per dinamon sulmuesi portugez bind blute pritet edhe nje francez





































Një Nani edhe për Dinamon. Edhe ai është me pasaportë portugeze dhe luan në sulm, por sigurisht që nuk është i famshmi Luis Karlos Almeida da Kunja, i njohur në gjithë botën si Nani, ish-lojtari i Mançester Junajtid dhe Portugalisë.

tiago nani

Nani i Dinamos, edhe pse jo ende zyrtarisht, është 26 vjeç. Ai ka ardhur për provë te blutë, pasi ka luajtur në disa ekipe të kategorive të ulëta në Greqi, si Kallmata dhe Olimpiakos Vollos. Luan në të dy krahët e sulmit dhe gjatë kësaj jave stërvitore ka treguar një nivel të kënaqshëm. Përveç 3 golave të shënuar në miqësoren e së mërkurës kundër një ekipi diletant italian, Nani ka dhënë edhe në stërvitje sinjale pozitive për stafin teknik të kryeqytetasve.

Nga lojtarët që janë në provë ai ka bindur më shumë dhe gjasat janë që ditët në vazhdim të ketë një zyrtarizim të portugezit si pjesë e Dinamos së sezonit të ri. Gjatë merkatos së verës blutë kanë afruar edhe sulmues të tjerë krahu, si Qardaku dhe Xhordi, apo edhe Maliqi që luanë edhe në këtë pozicion, përveçse në mbrojtje. Duke pasur parasysh që në skuadër janë edhe Zabërgja dhe Vila, dy titullarë nga formacioni i sezonit të kaluar, Dinamo është “e blinduar” në krahët e sulmit. Për më tepër, konkurrenca ka ndikimin e vet dhe e ndihmon ekipin.

MBROJTJA – Nevojat më të mëdha aktualisht Dinamo i ka në qendër të mbrojtjes, ku ka në dispozicion vetëm Rustem Hoxhën dhe kroatin Mateo Muzek, si dhe të riun Redinel Gjikola. Trajneri Dritan Mehmeti kërkon edhe të paktën një qendërm brojtës me eksperiencë dhe cilësi dhe sipas burimeve të gazetës pritet që të provohet një futbollist francez, por detajet e tjera nuk bëhen të ditura. Ai mund të shihet që në miqësoren e sotme me Rexhanën në Itali.

TË HUAJT – Vështirësitë në merkato në fakt janë të mëdha aktualisht, sepse Dinamos i duhen lojtarë me pasaportë shqiptare. Në skuadër kanë ardhur disa lojtarë të huaj dhe numri i tyre është rritur jo pak, ndërkohë që vetëm 5 mund të jenë njëkohësisht në fushë. Në këtë situatë, përparësi në merkato kanë lojtarët shqiptarë. Përjashtim mund të bëjnë vetëm dy pozicione, ku duket gati e pamundur për të firmosur me lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për qendrën e mbrojtjes dhe të sulmit, ku kandidatët janë kryesisht të huaj. Klubi është duke punuar për të sjellë sa më parë në skuadër lojtarët që duhen, ndërsa miqësoret italiane do të ndihmojnë stafin teknik për konsolidimin e grupit.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts