Bota Kuriozitete

Pas aludimeve për romanca me ministra dhe biznesmen, Diana Avdiu i jep fund beqarisë me dasmën luksoze! Akuzat ndaj modeles se ndante burrat e martuar nga gratë

pas aludimeve per romanca me ministra dhe biznesmen diana avdiu i jep fund beqarise me dasmen luksoze akuzat ndaj modeles se ndante burrat e martuar nga grate





































Një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar, modelja e njohur Diana Avdiu, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka shkëlqyer me fustanin e nusërisë në dasmën e saj, e cila u zhvilluar në kushte mjaft luksoze.

diana avdiu11

Në një festë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, dyshja ka festuar dashurinë e tyre disavjeçare. Por shpesh emri i Dianës ka qenë shumë i lakuar. Shkak janë bërë historitë e dashurisë, që janë publikuar në media.

diana avdiu

Të paktën në dy raste, mediat kosovare kanë bërë publike histori dashurie të sajat me meshkuj që ishin të martuar. Vetë misi ka reaguar, duke i hedhur poshtë këto thashetheme.

diana avdiu1

Modelja e njohur kosovare u përfol vite më parë si personi që i kishte rrëmbyer zemrën ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, aq sa ai kishte braktisur gruan dhe vajzën e tij të vogël. As ministri dhe as modelja nuk e kanë mohuar apo pohuar këtë lajm asnjëherë.

diana avdiu2

Diana Avdiu, u shpreh vetëm një herë se: “Mediet më kanë lodhur, vetëm po shkruajnë gjëra në emrin tim pa më pyetur asnjëherë. Ministri Stavileci është president i klubit basketbollistik, ‘Sigal Prishtina’, ku unë punoj. Punojmë bashkë dhe ai është shok i imi. Si e re dhe ambicioze në një botë si kjo në të cilën jetojmë, duhet të jesh gati të përballesh edhe me paragjykimet e të tjerëve. Të përflitem për dy imazhe të vetëkrijuara, në aspekte të ndryshme publike, është krejtësisht normale. Por të banalizohet deri në pikën, ku vihet në lëkundje një familje, është shqetësuese. E shoh si keqedukim për ata që i lexojnë dhe më vjen shumë keq që në raste të tilla, vetëm për të shpërthyer e për të kapur çdo cep një lajm, vihen në dyshim ose edhe mohohen të gjitha punët e vlerat për çfarë njihen, dy të përfolurit”, – shprehej Diana.

diana avdiu3

Diana Avdiu edhe në të kaluarën ka qenë në qendër të spekulimeve për romanca me burra të martuar. Shumë vite më parë ishte Diana, ajo që zuri vëmendjen e mediave shqiptare, ku të gjitha raportuan se ajo ishte në romancë me Agron Selimin, menaxherin e saj, i cili është i martuar. Edhe Diana edhe Agron Selimi i mohuan këto raportime. Spekulimet vazhduan teksa edhe takimet sekrete të tyre po ashtu nuk u ndalën, e që u thanë se janë takime pune.

diana avdiu4

Aq larg shkoi kjo sagë spekulimesh sa Diana Avdiu u tha se e zbuloi “të dashurin e ri”, shokun e saj Meti Alshiqin, vetëm për të zhvendosur vëmendjen. Spekulimet përfunduan në momentin kur Agron Selimi konfirmoi se nuk është ndarë nga gruaja e tij dhe familja për modelen e njohur shqiptare.

diana avdiu5 diana avdiu6 diana avdiu7 diana avdiu8 diana avdiu9 diana avdiu10

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts