Bota Sport

Milani i “qepet” Brojës, rinis bisedimet me Çelsin për transferimin e sulmuesit kuqezi

milani i qepet brojes rinis bisedimet me celsin per transferimin e sulmuesit kuqezi





































Tashmë është e sigurt. Milani do të tentojë të sjellë në Milanelo deri në fund të verës një tjetër sulmues përveç Moratës. Fullgrug i Borusia Dortmundit dhe Abraham i Romës janë dy pista të komplikuara, ndërsa në orët e fundit, siç ka mësuar “Calciomercato”, Milani i është rikthyer bisedimeve me Çelsin për të kuptuar nëse ka ndonjë mundësi interesante për të transferuar një prej lojtarëve që do të largohen.

broja

“Dy klubet i kanë rikthyer dialogut për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja i cili ende nuk ka arritur marrëveshje me Evertonin pas interesit të fortë të shfaqur në dy javët e para të qershorit. Armando ka një motivim të jashtëzakonshëm, ai dëshiron të kompensojë sezonin e fundit të errët mes dëmtimit dhe një huazimi të shkuar keq te Fullhemi”, shkruan artikulli.

VETËM ME HUAZIM – Nëse i marrim me radhë, kuqezinjtë nuk kanë hequr dorë nga Fullkrug dhe Abraham, por tani janë kthyer të mendojnë për Brojën. Kjo mund të bëhet e mundur vetëm me një formulë transferimi: huazim me të drejtë blerjeje. Pa kushte që mund të nxisin një blerje të detyruar në të ardhmen. Kështu në Milano do të ishin të qetë dhe Broja do të kishte kohën e tij në Itali, teksa do të ketë edhe mundësinë për të luajtur në një kompeticion si Liga e Kampioneve sezonin e ri.

NË SHBA – Trajneri i ri i Çelsit, Enco Mareska, e ka grumbulluar Armando Brojën për fazën përgatitore që po zhvillohet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i dhënë një shpresë të vogël se sezonin e ri mund të qëndrojë te blutë. Në miqësoren e para disa ditëve, Broja zhvilloi paraqitje të mirë, duke dhënë edhe një asist. Në total, deri tani në moshën 22-vjeçare, në futbollin e të rriturve, Broja ka shënuar 23 gola në 121 ndeshje mes Holandës dhe Anglisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts