Bota

Koreja e Jugut reagon për gafën në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

koreja e jugut reagon per gafen ne ceremonine hapese te lojerave olimpike
koreja e jugut reagon per gafen ne ceremonine hapese te lojerave olimpike

Organizatorët e Lojërave Olimpike kanë kërkuar falje pasi që sportistët e Koresë së Jugut gabimisht u prezantuan si sportistë të Koresë Veriore gjatë ceremonisë hapëse të mbajtur të premten në Paris, raporton “BBC”.

Ndërsa ekipi po parakalonte duke valuar flamujt e Koresë Jugore, si spikeri francez ashtu edhe ai anglez i prezantoi si sportistë të “Republikës Demokratike Popullore të Koresë”, emri zyrtar i Koresë Veriore.

Emri i njëjtë më pas u përdor – saktë – kur delegacioni i Koresë së Veriut lundroi përgjatë  lumit Sena.

Dy Koretë janë ndarë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa tensionet mes dy shteteve kanë përshkallëzuar së fundi.

Ministria e Sportit e Koresë së Jugut ka thënë se planifikon të dërgojë “ankesë të fuqishme te Franca në nivel qeveritar” për shkak të gafës.

Në komunikatë thuhet se zëvendësministri i dytë i sportit, Jan Mi-Ran, ka kërkuar një takim me kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka kërkuar falje publike në llogarinë e saj zyrtare në gjuhën koreane.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts