Shqiperia

2 persona u arrestuan në Leminot pasi dyshohet se abuzuan me 16-vjeçaren, policia shpall në kërkim të 3-tin

2 persona u arrestuan ne leminot pasi dyshohet se abuzuan me 16 vjecaren policia shpall ne kerkim te 3 tin
2 persona u arrestuan ne leminot pasi dyshohet se abuzuan me 16 vjecaren policia shpall ne kerkim te 3 tin

Marsel Baçi dhe Selam Hyka janë 2 persona të cilët ranë në pranga përpara pak ditësh pasi dyshohet se abuzuan me një të mitur.

Teksa këtë të shtunë sipas informacioneve nga një komunikatë për shtyp nga policia e Korçës, është shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër.

Z.M., 27 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq është shpallur në kërkim, pasi policia e akuzon për për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë në datën 24.07.2024, ku u arrestuan dy shtetas për veprat penale “Shfrytëzim  prostitucioni” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me dhumë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, Specialiatët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të hetimeve bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Z. M., 27 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts