Jemi mësuar që pas dis fatave, nëpër klube të ndodhin ndryshime të rrënjësishme për të nisur një rrugëtim të ri, ku gjërat funksionojnë si duhet. Te Partizani prej afro një viti skuadra ecën nëpër ujëra të turbullt e të dalldisur, pa arritur të gjejë një stabilitet me Zekiçin, Abilaliajn si trajner e më pas me Shehin.
Urojmë që të kualifikohen, por nëse nuk ndodh me siguri në klub do të merren vendime “të rënda” dhe të vështira, që përfshijnë stafin dhe ekipin. E sigurt është se askush nuk konsiderohet më i palëvizshëm.
KUSHTI – Objektivi i madh i Partizanit është mbërritja në grupet e Ligës së Konferencës, por në kushtet aktuale, kur ekipi nuk u shpall dot kampion, kalimi i dy tureve është caktuar si objektivi minimal nga drejtuesit në bisedat apo mbledhjet që kanë pasur me stafin dhe ekipin. Nëse nuk do të arrihet ky objektiv, te të kuqtë me shumë mundësi do të nisë një cikël i ri, si ai i vitit 2021, ku u largua thuajse i gjithë formacioni dhe gjithçka nisi nga e para.
PËRGJEGJËSITË – Kur skuadra nuk funksionon, drejtuesit janë të parët që marrin përgjegjësitë. Është fakt se merkatoja e Partizanit ka qenë e vonuar dhe pa efekt direkt në ekip, por nga ana tjetër skuadra nuk ka funksionuar siç duhet. Në rastet kur skuadra nuk ecën në ritmin e duhur, presidenti Demi pritet që të kërkojë disa llogari të dhe të marrë vendime në lidhje me të ardhmen e të gjithëve.
SKUADRA – Te Partizani duket sikur lojtarët janë të ngopur me aventurën në kampin e kuq dhe një pjesë e madhe e tyre po shqyrtojnë çdo mundësi për tu larguar. Te Partizani nuk është e lehtë të largohesh, por në kushtet kur ekipi po vuan dhe lojtarët nuk po japin më të mirën, pritet që disa titullarë të shiten ose të zgjidhin kontratën me të kuqtë për t’ua liruar vendin të tjerëve që do të vijnë.
PROVA FINALE – Fakti është se ndeshja e Elbasanit kundër Iberias është një provë e madhe për të gjithë dhe do të përcaktojë nëse do të nisë një revolucion apo jo. Jemi mësuar edhe në të shkuarën që te Partizani në pjesën finale të merkatos të bëhen ndryshime të rrënjësishme. Nuk do të ishte aspak çudi që kjo të ndodhte edhe në këtë dritare transferimesh.
DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co