Jasir Asani duket se ka hedhur pas shpine periudhën jo të mirë te Gëangju. Pas Europianit, sulmuesi kuqezi po aktivizohet rregullisht, teksa Asani ka luajtur 45 minuta sot (kampionati korean).
Një pjesë loje për yllin kuqezi, në suksesin e Gwangju ndaj Suwon FC, në përballjen e mbajtur në Gëangju Football Stadium (Gwangju), përpara 10 mijë tifozëve. Trajneri i skuadrës, Jung-Hyo largoi nga fusha e lojës Moon Min-Seo në të 46-tën minutë, për t’i lënë vendin 29-vjeçarit.
Skuadra ku luan lojtari shqiptar renditet në vendin e shtatë. Synimi është renditja, në 3 vendet e para, në fund të sezonit.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co