Bota

Izraeli urdhëron evakuimin e një zone që ishte caktuar si zonë humanitare në Gaza

izraeli urdheron evakuimin e nje zone qe ishte caktuar si zone humanitare ne gaza
izraeli urdheron evakuimin e nje zone qe ishte caktuar si zone humanitare ne gaza

Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e një pjese të mbushur me njerëz në Gaza, të përcaktuar si zonë humanitare, duke thënë se po planifikon një operacion kundër militantëve të Hamasit në Khan Younis, duke përfshirë pjesë të Muwasit,  kamp i improvizuar tendash ku mijëra njerëz po kërkojnë strehim.

Urdhri vjen si përgjigje ndaj sulmit me raketa që Izraeli thotë se e ka origjinën nga zona. Është evakuimi i dytë i lëshuar brenda një jave në një zonë të caktuar për palestinezët që ikin nga pjesë të tjera të Gazës. Shumë palestinezë janë zhvendosur  disa herë në kërkim të sigurisë gjatë fushatës  ajrore dhe tokësore të Izraelit.

Në fillim të javës, pas urdhrit të evakuimit, sulme të shumta ajrore izraelite goditën rreth Khan Younis, duke vrarë të paktën 70 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, duke cituar shifra nga spitali “Nasser”.

Zona është pjesë e një “zone humanitare” prej 60 kilometrash katrorë. Izraeli kohë më parë i kishte urdhëruar palestinezët që të zhvendoseshin aty. Pjesa më e madhe e zonës është e mbuluar me kampe tendash që nuk kanë pajisje sanitare dhe mjekësore dhe kanë qasje të kufizuar në ndihma, njoftojnë Kombet e Bashkuara dhe grupet humanitare. Rreth 1.8 milionë palestinezë janë strehuar atje, sipas vlerësimeve të Izraelit. Kjo është më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh të paraluftës, raporton AP.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts