Regjistrohen 19 raste me COVID-19 në Kosovë! Apeli i IKSHPK për qytetarët: Ja disa hapa për të ulur rreziqet shëndetësore

regjistrohen 19 raste me covid 19 ne kosove apeli i ikshpk per qytetaret ja disa hapa per te ulur rreziqet shendetesore





































Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se në periudhën 10-23 korrik janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19.

d

Ky institut rekomandoi disa hapa për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, përfshirë praktikumin e higjienës së mirë personale dhe kolektive, qëndrimin në ajër të pastër, testimin për koronavirus si dhe vaksinim me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur.

IKSHPK-ja rikujtoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore më 5 maj 2023.

Megjithatë, raste me koronavirus – që për herë të parë u shfaq në Vuhan të Kinës në fundin e vitit 2019 – së fundi janë regjistruar në vende të ndryshme të botës dhe në kontinentin evropian.

Në janar të këtij viti, revista shnecore Lancet publikoi një studim rreth pandemisë së koronavirusit. Sipas gjetjeve të studimit pandemia ndikoi në jetëgjatësinë e njerëzve, pasi gjatë periudhës së pandemisë jetëgjatësia ra për 1.6 vjet.

Hulumtuesit e Lancet po ashtu vlerësuan se COVID-i ka shkaktuar 15.9 milionë vdekje gjatë viteve 2020-2021. Vdekjet u shkaktuan qoftë nga virusi apo nga pengesat e shkaktuara në sistemin shëndetësor si pasojë e pandemisë./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →