Bota

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t’i pëlqejnë Trumpit

biden po pergatit nje plan reformash qe nuk do ti pelqejne trumpit
biden po pergatit nje plan reformash qe nuk do ti pelqejne trumpit

Presidenti amerikan, Joe Biden do të prezantojë të hënën para amerikanëve planin për reformimin e Gjykatës së Lartë.

Revista politico raportoi për këtë, duke cituar dy burime të njohura me këtë çështje, sipas të cilave presidenti do të mbështesë kufizimin e numrit të mandateve të gjyqësorit dhe futjen e një kodi etik të zbatueshëm.

Nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, Biden këtë javë njoftoi se do të nxiste ndryshime në Gjykatën e Lartë.

Pritet gjithashtu që ai të përpiqet të shtyjë ndryshime në kushtetutë që do të kufizonin imunitetin e presidentit, si dhe imunitetin e zyrtarëve të tjerë publikë.

Biden vendosi për këtë hap pasi Gjykata e Lartë njoftoi në muajin korrik se presidentët amerikanë kanë të drejtë për imunitet të gjerë penal, thekson politico.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts