Sport

Shqipëria U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut më data 22 & 24 gusht

shqiperia u 15 do te luaje dy ndeshje miqesore me maqedonine e veriut me data 22 24 gusht
shqiperia u 15 do te luaje dy ndeshje miqesore me maqedonine e veriut me data 22 24 gusht

Edhe Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin gusht. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut që këto dy miqësore të luhen më datat 22 dhe 24 gusht.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec, në ora 17:00. Ndërsa takimi i dytë do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, në ora 17:00.

Grumbullimi i Kombëtares shqiptare U-15 do të nisë më datë 18 gusht në Pogradec, aty ku skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama, do të përgatitet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore me Maqedoninë e Veriut U-15.

Këto dy teste miqësore janë mundësi shumë e mirë për trajnerin Armand Dama dhe stafin teknik të Kombëtares U-15 për të testuar e vëzhguar nga afër lojtarët e grumbulluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts