Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit në sipërfaqen e pyllëzuar / Policia prangos 33-vjeçarin

ndezi zjarr per te djegur mbeturinat flaket dolen jashte kontrollit ne siperfaqen e pyllezuar policia prangos 33 vjecarin
ndezi zjarr per te djegur mbeturinat flaket dolen jashte kontrollit ne siperfaqen e pyllezuar policia prangos 33 vjecarin

Një 33-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e policisë në Lezhë.

A.D., 33 vjeç, banues në Rrilë të Lezhës kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten dhe në afërsi të banesës së tij të vjetër, duke pastruar ambientin para banesës, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por si pasojë e erës së fortë zjarri u përhap në një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar.

Njoftimi i policisë;

Lezhë

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por si pasojë e erës së fortë zjarri i doli nga kontrolli duke përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

Në pranga 33-vjeçari, banues në Rrilë, Lezhë.

Rreth orës 12:30, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Spiten, Lezhë, ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendin ku kishte rënë zjarr dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të zjarrvënies, konkretisht shtetasin:

– A. D., 33 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas kishte shkuar në fshatin Spiten dhe në afërsi të banesës së tij të vjetër, duke pastruar ambientin para banesës, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por si pasojë e erës së fortë zjarri u përhap në një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →