Shqiperia

Kërkohej nga Interpoli, kapet në kufirin e Bllacës nga policia maqedonase një shqiptar

kerkohej nga interpoli kapet ne kufirin e bllaces nga policia maqedonase nje shqiptar
kerkohej nga interpoli kapet ne kufirin e bllaces nga policia maqedonase nje shqiptar

Një 28-vjecar shqiptar, i kërkuar nga Interpoli, është ndaluar dje në pikën kufitare “Dolno Bllacë” nga policia e Maqedonisë së Veriut.

“Dje pasdite në orën 14.20, punonjësit e policisë kanë ndaluar A. L 28 vjec i ardhur nga Shqipëria në portën kufitare të Dolno Bllacës, pasi në këqyrje është konstatuar se me kërkesë të Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare ishte në kërkim me urdhër kërkimi ndërkombëtar. Bashkëpunim – Interpol”, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

I njëjti i është dorëzuar punonjësve të Komisariatit të Policisë Kisella Vodë për procedura të mëtejshme dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts