Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, e pranishme në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24 tha se Martin Camaj është një figurë komplekse, e cila ka nevojë të njihet edhe më shumë nga lexuesi shqiptarë.
Bardhyli tha se Camaj, bashkë me Pipën, Koliqin, dhe autorë të tjerë të “diasporës”, pothuajse për gjysëm shekulli ishin të përjashtuar në diskursin publik, erdhën për publikun pas viteve ’90, kanë nevojë për tu njohur.
“Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një simpozium me rastin e 99-vjetorit të lindjes së Martin Camajt, një simpozium që i paraprin aktiviteteve që ne do të zhvillojmë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së kësaj figure madhore, për ta nderuar dhe për ta njohur, për atë çka i ka dhënë të gjithë kulturës shqiptare”, tha ajo.
[embedded content]
Bardhyli tha se poezia e Camajt është një poezi tepër moderne, e cila e vendos poezinë shqipe në kuotat e modernitetit.
“Libri është një mision, është një kontribut që ne përpiqemi të japim, sikur edhe një lexues të përfitojmë, më duket sikur kemi kryer shumë punë”, tha Bardhyli, referuar aktiviteteve që organizon Qendra e Librit dhe Leximit.
Detyra jonë është të kontribuojmë për të pasur sa më shumë lexues, tha Bardhyli, duke shtuar se kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e shoqërisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co