Shqiperia

’21 janari” në SPAK, Anila Jole: Besoj se do të bëhet drejtësi për një çështje shumë të ndjeshme

21 janari ne spak anila jole besoj se do te behet drejtesi per nje ceshtje shume te ndjeshme
21 janari ne spak anila jole besoj se do te behet drejtesi per nje ceshtje shume te ndjeshme

Kryeredaktorja e News24, Anila Jole, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, duke folur për hetimin nga SPAK të ngjarjeve të 21 janarit, tha se kjo tregon se po i jepet rëndësia e duhur.

Jole u shpreh se këtu flitet për jetë njerëzish dhe përgjegjësit nuk morën ndëshkim. “Tani është SPAK, te ky institucion i kemi drejtuar të gjithë sytë dhe shpresojmë që të jepet drejtësi për një çështjes kaq të ndjeshme”, tha Jole. Ajo tha se uronte që SPAK të bënte drejtësi, ndërsa shtoi se ky institucion ka thyer idenë që në këtë vend askush nuk është i pandëshkueshëm.

“Besoj se drejtësia do të vendoset”, tha Jole. Ajo tha se SPAK po tregon se ka marrë fund idea që ka njerëz të paprekshëm dhe mendoj se drejtësia është në një rrugë të mirë. “Kush ka futur duart në fondet e shqiptarëve apo BE-së po përballet me drejtësinë dhe kemi rastin e Ilir Beqajt”, tha Jole, duke shtuar se “nuk është koha për të sulmuar drejtësinë, atë mund ta sulmojnë ata që mund të kenë frikë apo probleme me të”.

[embedded content]

Referuar paraqitjes së raportit të SPAK në Kuvend, Jole u shpreh se drejtuesi i SPAK u paraqitet me shumë dinjitet, është përballur me deklarata të ashpra dhe kërcënime. “SHBA po i qëndrojnë shumë në kokë mbështetjes për drejtësinë, pothuajse çdo muaj ata shprehin mbështetjen për reformën në drejtësi”, tha Jole.

Lidhur me Fredi Belerin, Jole tha se ai u përdor politikisht si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi. “Berisha e vendosi kandidat për zgjedhjet e Himarës, duke e ditur shumë mirë se çfarë reagimesh do të kishte si nga PS ashtu edhe nga pjesë të tjera të shoqërisë, dhe këtë e ka bërë për luftë politike”, tha Jole.
Në vijim, ajo tha se përderisa Gjykata e ka gjetur fajtor për blerje votash diskutimet këtu marrin fund.

Përsa i takon zgjedhjeve për Kryebashkiak të Himarës, Jole tha se mendonte se procesi zgjedhor do të ishte i qetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts