Bota

Zjarret në Lezhë, reagon Balla: Janë vënë nën kontroll katër vatra. Në Shëngjin forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët

zjarret ne lezhe reagon balla jane vene nen kontroll kater vatra ne shengjin forcat zjarrfikese po luftojne me flaket





































Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarret në Bashkinë e Lezhës, duke bërë me dije se deri më tani janë vënë nën kontroll katër vatra zjarri, ndërsa  është arrestuar një autor i dyshuar.

zzzzz

Po ashtu Balla njofton se shërbimet zjarrfikëse janë duke luftuar me flakët në Shëngjin.

Forcave zjarrfikëse lokale, i janë bashkuar edhe ato të Tiranës, Kamzës, Mirditës  dhe Kurbinit.

Reagimi i Ballës:

Pesë vatra zjarri sot në zona të ndryshme në Bashkinë Lezhë. Policia e Shtetit ka arrestuar deri më tani një person të dyshuar si fajtor për zjarrvënie. Janë vënë nën kontroll katër vatra zjarri dhe forcat zjarrfikëse 👩‍🚒👨🏻‍🚒🚒 👮👮‍♀️ po luftojnë me flakët në Shëngjin.

SHËNGJIn📍Shërbimet zjarrfikëse 👨‍🚒👩‍🚒 🚒 të Lezhës, Tiranës, Kamzës, Mirditës dhe Kurbinit po vijojnë përpjekjet për vendosjen nën kontroll të zjarrit i cili shtrihet në një sipërfaqe të madhe. Policia e Shtetit 👮👮‍♀️është gjithashtu e angazhuar përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts