Bota

“Kjo formulë është vrastare për opozitën”- Sula sqaron pse votoi kundër: Qytetarëve i’u tentua t’i shiteshin këto ndryshime me “karremin” e Diasporës dhe…

kjo formule eshte vrastare per opoziten sula sqaron pse votoi kunder qytetareve iu tentua ti shiteshin keto ndryshime me karremin e diaspores dh





































Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili votoi kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ka reaguar sërish me një status në rrjetet sociale.

SULA

Ai shprehet se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë një regres, sidomos për opozitën e vendit.

Sipas këto ndryshime i’u tentuan t’i shiteshin qytetarëve me karremin e votës së shqiptarëve që jetojnë nga jashtë dhe se janë duke zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por në të vërtetë sipas tij, as njëra dhe as tjetra nuk ishin prioritet.

Sula thekson se  ndryshimet e djeshme janë kundër votës dhe kjo formulë është vrastare për opozitën.

Reagimi i plotë:

Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor janë  regres, aq më shumë për opozitën!

📍Dje në Parlament votova kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Qytetarëve i’u tentua ti shiteshin këto ndryshime me karremin e votës së shqiptarëve që jetojnë nga jashtë dhe se janë duke zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por në të vërtetë as njëra e as tjetra nuk ishte prioritet.

📍Po ti donin shqiptarët, nuk i detyronin të largoheshin ndaj edhe për votën e tyre po bëjnë çdo gjë për ta pamundësuar. Nuk mjaftojnë rreth 1 miliardë euro që sjellin shqiptarët në Shqipëri, por i detyrojnë të paguajnë edhe postën për të votuar.

E dyta: Formula për listën e përfaqësimit vret garën dhe demokracinë dhe unë nuk mund ti zhgënjenja ata qindra e mijëra qytetarë që më votuam në 2021.

📍Të dashur qytetarë. Po marr me shembull konkret për të shpjeguar atë që ndodhi dje në Parlament. Qarku i Elbasanit prodhon 14 mandate. Kur e pjestojmë këtë numer me 3 (⅓) e listes e fiksuar del që 5 mandate nga lista e PS dhe 5 nga të PD janë të fiksuara nga kryetarët. Të gjithë kandidatët e tjerë  28 nga dy forcat kryesore dhe të tjerë nga forcat politike të tjera do luftojnë për 4 mandate.

📍Në demokraci, fjala dhe vota janë parime të rëndësishme. Ndryshimet e djeshme janë kundër votës.

📍Shkuarja në zgjedhje me dy lista: Një e të preferuarve të kryetarëve dhe një me ata për të plotësuar listën krijon një ndasi dhe krijon frymë përçarje.

📍Aq më tepër për opozitën kjo formulë është vrastare. Partia Demokratike forcën saj në këto 34 vite e ka patur te individi. Emrat në listë përcaktojnë edhe suksesin. Por kjo formulë synon të krijojë bllokun e të besuarve të të parit. Bllokun e atyre që i falen dhe veprojnë e mendojnë vetëm për atë që i vë në listë të sigurtë. Ata s’përgjigjen te qytetarët që i zgjedhin, por te kryertari sepse ai i dha mandat të sigurt. Në këtë mënyrë pra kemi mënjanuar edhe rolin e zgjedhësve.

📍Krahu i djathtë në Shqipëri ka me dhjetra subjekte politike aktive që kanë mbështetje, ndërsa të majtët kanë vetëm PS.

E djathta ka fituar duke mbledhur çdo votë, por kjo formulë me 90% te listës së mbyllur dhe 10% të hapur bashkë edhe me formulën e koalicioneve i rrudh edhe më shumë partitë e vogla sepse askush nuk do ketë interes të punojë si për ata që mund të futen në listë të fiksuar ashtu edhe për ata që janë jashtë asaj liste.

Kjo formulë që u miratua dje nuk shkon as me filozofinë e Partisë Demokratike. Në PD bërtitet me zë të lartë sistemi i primareve që e ka fokusin te vota e simpatizantëve, por te zgjedhjet pastaj qytetarëve u lë shumë pak hapsirë të zgjedhin përfaqësuesesit e tyre.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts