VIDEO/ Kukësi “ngrin” në Korçë, zhgënjen Tirana, Bejzade debuton me barazim te Erzeni

video kukesi ngrin ne korce zhgenjen tirana bejzade debuton me barazim te erzeni
video kukesi ngrin ne korce zhgenjen tirana bejzade debuton me barazim te erzeni

Tirana dhe Erzeni nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1, në ndeshjen e Superligës, të mbajtur në “Air Albania”. Agim Zeka dërgoi skuadrën nga Shijaku në avantazh në minutën e 74-të, me një gol fantastik. Barazimi do vinte vetëm pak minuta më pas, me anë të Kristal Abazaj. Kështu, trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade debuton në pankinë me një barazim. Skuadra renditet në vendin e tetë me 23 pikë. Tirana e vendit të katërt ka 34 pikë.

Skënderbeu ka triumfuar 1-0 ndaj Kukësit, falë një goli të Rashicës në minutën e gjashtë. Korccarët renditen në vendin e shtatë me 28 pikë, ndërsa verilindorët mbyllin klasifikimin me 19 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co