“Mos u gaboni nga ata që u servirin për reformë atë që nuk është e tillë”- Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Berisha: PD realizoi mbrëmë zotimin e saj solemn

mos u gaboni nga ata qe u servirin per reforme ate qe nuk eshte e tille ndryshimet ne kodin zgjedhor berisha pd realizoi mbreme zotimin e saj solemn





































Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën tij para simpatizantëve të mbledhur në banesën e tij është ndalur te ndryshimet e Kodit Zgjedhir të votuara në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë, pas dakordësisë mes PD-së dhe PS-së.

WhatsApp Image 2024-07-27 at 20.34.16

Berisha u shpreh se PD mbrëmë realizoi zotimin solemn për kthimin e të drejtës së mohuar të shqiptarëve jashtë vendit për të votuar.

Po ashtu ai shtoi se ajo që po serviret si Reformë Zgjedhore nuk është e tillë, duke shtua  se Rama vjedh zgjedhje dhe nuk bën zgjedhje.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Kauzës së lirisë, dinjitetit, shpresës dhe fitores së opozitës.

Të dashur miq, PD në përpjekjen e saj realizoi mbrëmë zotimin e saj solemn, kthimin e të drejtës së mohuar të shqiptarëve jashtë vendit, të drejtës kushtetuese për votim.

Këtu para jush në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se zgjedhje në Shqipëri nuk mund të ketë pa votën e diasporës dhe krijimin e qeverisë teknike.

Në qoftë se vota e diasporës dhe emigracionit u sanksionua, qeveria teknike dhe rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve është detyra e të gjitha detyrave.

Është misioni i çdo demokrati dhe demokrateje.

Miqtë e mi, Edi Rama, i zhytur në krime të rënda, nuk pranon kurrë të dorëzojë pushtetin me votë.

Nuk pranon kurrë të lejojë shqiptarët të votojnë të lirë.

Atëherë cila është detyra jonë?

Detyra jonë është të vendosur për çdo sakrificë, për lirinë, për votën, të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë regjim dhe t’u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë.

Miqtë e mi, mos besoni asnjë njeri që u thotë se Edi Rama bën zgjedhje dhe fiton zgjedhje.

Edi Rama vjedh zgjedhje dhe nuk bën zgjedhje.

Mos u gaboni nga ata që u servirin për reformë atë që nuk është reformë.

Unë u them çdo demokrati dhe demokrateje, por edhe çdo opozitari dhe opozitareje, prova jonë e madhe është tani.

A do imponojmë ne me forcën, revoltën, zemërimin tonë krijimin e qeverisë teknike në këtë vend, reformën e vërtetë zgjedhore, rikthimin e votës së lirë, fitoren e opozitës, apo do firmosim si qytetarë të poshtëruar dhe nënshtruar vjedhjen e votës së shqiptarëve, mandatin mbi krimin, drogën, dhunën, terrorin e Edi Ramës?

Miqtë e mi, lëni mënjanë, mos dëgjoni ata që mashtrojnë, ju jeni njerëz të të vërtetës, koha është të mbrojmë me çdo çmim të vërtetën.

Koha është të pranojmë se në diktaturë çdo e drejtë ka një çmim dhe se ne jemi të gatshëm të paguajmë çdo çmim për lirinë dhe votën e lirë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →